fbpx

Edhe në Durrës protestojnë kundër shembjes së teatrit

Paralelisht me protestën e madhe në Tiranë, edhe në qytetin e Durrësit është zhvilluar një protestë.

Mësohet se një grup të rinjsh janë solidarizuar me kauzën për mbrojtjen e teatrit, si pjesë e historisë së artit dhe kulturës shqiptare që u takon të gjithëve.

Protestuesit u mblodhën në sheshin para teatrit “Aleksandër Moisiu”, pasditen e së mërkurës, duke dhënë mesazhe kundër shembjes së Teatrit Kombëtar dhe dhunës së ushtruar ndaj protestuesve në Tiranë.

Protestuesit kërkuan nga qeveria që të angazhohet në zbutjen e pasojave të rënda të krijuara nga pandemia në ekonomitë familjare dhe bizneset.