fbpx

Edhe prindërit e Bebe Rexhës të infektuar me koronavirus

Ditën e enjte, Bebe Rexha zbuloi se prindërit e saj kanë pasur koronavirus gjithashtu, shkruan DailyMail.

“Ata u sëmurën … dhe ishin shumë të sëmurë për tri javë, dhe u acarova shumë”, tha këngëtarja 30 vjeçare, për TV Extra.

Bebe Rexha jeton në Los Angeles dhe prindërit e saj banojnë në New York dhe ajo pranoi që kishte shikuar mundësitë për të udhëtuar dhe shkuar pranë tyre, ndonëse ishte e pamundur për shkak të bllokimit të kufijve.

“Unë isha duke menduar për të bërë të gjithë rrugën me makinë…të kujdesesha për ta … Ata ishin aq të gatshëm për të mos na pasur mua dhe vëllain tim atje, por më në fund ata u bënë më mirë”, tha ajo.