fbpx

Edhe pse në izolim, super trafik i rënduar te Rruga e Dibrës

Edhe pse është një situatë e rënduar, rrugët sërish mbushen me makina.

Shihet se Rruga e Dibrës është mbushur me makina këtë të hënë, duke krijuar një trafik të rënduar, si të ishte një ditë e zakonshme.

Kjo tregon se shqiptarët ende nuk i kanë marrë seriozisht masat kundër virusit vdekjeprurës, që ka gjunjëzuar botën, duke shënuar qindar mijëra viktima.