fbpx

Edhe Rihanna nuk i shpëton falimentit nga pandemia e Covid-19

AP19142687633417-1.jpg

Po flitet se firma e njohur e Rihannës, “Fenty” po falimenton totalisht, ndaj do të mbyllet gjatë javës së ardhshme.

Sipas Women’s Wear Daily (WWD), falimenti i Fenty-t erdhi si pasojë e pandemisë dhe sfidave të mbajtjes së një brand-i në distancë, një brand luksoz që prodhohet në Paris dhe Itali.

Duke qenë në SHBA, Rihanna i ka dhënë më shumë përparësi linjave të saj Fenty Beauty dhe Fenty Skin, si dhe të brendshmeve Savage X.

Së fundmi, këngëtarja ka qenë kryefjala e mediave për lidhjen e saj me reperin Asap Rocky.

Rihanna dhe A$AP janë parë duke shijuar një darkë me miqtë e tyre në New York. Këngëtarja e hitit “Umbrella” dhe artisti i “Praise The Lord” bashkëpunuan në fillim të këtij viti me njëri-tjetrin për një fushatë promovuese për linjën e “Fenty Skin” të Rihanna-s.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303