fbpx

Edhe sot Rama bën politikë, ironizon Ilir Metën

549dc9297d2c5041d1dd4cbbfb5b8970_L.jpg

Kryeministri Edi Rama edhe ditën e sotme nuk i ka ‘rezistuar’ dot tundimit për të bërë politikë.

Teksa ka vizituar mbrëmjen e sotme të plagosurit nga tërmeti, që po marrin mjekimin te spitali i Traumës në Tiranë, Rama nuk ka kursyer as ironinë ndaj presidentit Ilir Meta, pasi ka falenderuar ambasadat e huaja që siç tha ai “kanë shprehur gatishmërinë”, për të ndihmuar Shqipërinë edhe pse në ditët e fundit “u vunë në shënjestër”.

“Ambasadat që, nejse, ambasadat që në ditët e fundit u vunë në shënjeshtër, sot që në mëngjes kanë shprehur gatishmërinë e tyre. Më vjen mirë që po e them tani, qeveria është e gjitha në terren. Mbase ky është një moment i mirë për të kuptuar që kemi bërë shumë gam-gam, dhe se jeta është shumë e shkurtër për gam-gamin e përditshëm. Siç bëmë me familjet në Korçë dhe Ersekë do bëjmë edhe me këto familje që janë shumë”, u shpreh Rama.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303