Edhe uji ku keni zier vezët mund të përdoret për një qëllim

A e hidhni menjëherë ujin në të cilin keni zier vezët? Nëse e bëni këtë, kjo është një humbje e madhe përsa kohë ju nuk e dini se mund t’i bëni bimët tuaja shumë të lumtura me atë ujë. Kjo sepse kur zieni vezët, uji pasurohet me një nënprodukt që rezulton të jetë shumë i dobishëm për miqtë tuaj të gjelbër.

Lëvozhga e vezës përmban calcium dhe gjatë procesit të vlimit, kalciumi përfundon në ujë. Ndërkohë bimët e duan kalciumin! Ky mineral shkakton ruajtjen e balancës së pH të tokës. Kur toka ka një ekuilibër të mirë të pH, bima do të jetë në gjendje të absorbojë shumë lëndë ushqyese dhe kjo do të thotë se do të rritet më mirë dhe më shpejt.

Ziejini vezët tuaja si gjithmonë dhe pasi t’i nxirrni jashtë lëreni ujin të ftohet në tenxhere për një farë kohë. Pastaj, kur uji është ftohur deri në temperaturën e ambjentit, ju mund të vadisni si zakonisht dheun e bimëve. /real-news.tv/