fbpx

Edhe Vangjel Tavo do ikë nga LSI? Ja si është e vërteta

tavo.png

Ish-deputeti i LSI ka zbuluar të vërtetën e lajmit që po qarkullon në media se do të largohet nga kjo forcë politike për t’iu bashkuar PS.

“JO. Vangjel Tavo nuk largohet nga LSI. Jam më shumë se kurrë i përkushtuar për largimin e sektit të “Rilindjes” që nuk përfaqëson socialistët e thjeshtë por vetëm një grup shushunjash që thithin gjakun e familjeve të thjeshta. Këto diversione të vjetra të sektit të “Rilindjes” për largime apo sabotime nuk pinë më ujë dhe nuk e shpëtojnë dot nga largimi i sigurt më 25 prill”, ka reaguar ai.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303