fbpx

Edhe zyra e ODIHR reagon për reforma zgjedhore: Për të ardhur keq që…

ODIHR.jpg

Zyra e ODIHR-it në Varshavë është e keqardhur që në Shqipëri nuk u respektua afati për realizimine  reformës zgjedhore.

“ODIHR vlerësoi angazhimin e Këshillit Politik për të adresuar rekomandimet tona. Ishte për të ardhur keq që afati i 31 majit nuk u përmbush, por ne megjithatë jemi të gatshëm të vazhdojmë mbështetjen tonë. Është shumë e rëndësishme që dialogu të vazhdojë dhe rekomandimet e ODIHR-it të jenë pjesë përbërëse e këtij dialogu.”, thuhet në përgjigjen e ODIHR për emisionin Realstory.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303