fbpx

“Edi-Basha, plehrë ik…”. Pak para takimit, Basha ‘ndalohet’ nga të rinjtë me thirrjet e forta

basha-2.png

Një incident ka ndodhur pak më parë mes të rinjve dhe Lulzim Bashës. Kreu demokrat është pritur me protesta nga një grup të rinjsh të FRPD-së teksa ka shkuar të takonte disa gra demokrate.

Të rinjtë i kanë bërë pritë Bashës përpara një lokali në zonën pranë RTSH-së.

Kryedemokrati ka arritur që të hyjë brenda në lokal, ku ka nisur takimi me rreth 30 minuta vonesë.

Të rinjtë e FRPD-së thanë se është e papranueshme mbushja e takimeve që nuk kanë asnjë lidhje me forumet e PD-së.

Basha u prit me thirrjet: Edi Basha, o plehrë , ik, ik, ik!

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303