fbpx

‘Edi Rama bëhu burrë, jepi përgjigje qytetarëve shqiptarë’

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka lëshuar një sërë akuzash ditën e sotme ndaj kryeministrit Rama për situatën nga Covid-19. Ai tha se ka ardhur koha që kryeministri tu japë përgjigje qytetarëve shqiptarë.

Reagimi i plotë i Bardh Spahisë:

EDI RAMA, KOHA PER T’IU PERGJIGJUR SHQIPTAREVE!!!!

Nga shifrat që publikohen cdo ditë është e dukshme, se situata ka dalë jashtë kontrollit dhe tashmë është Covid-19, ai që “drejton” e jo autoritetet që e menaxhojnë atë.

Pasi izoloi rreptësisht shqiptarët (ajo kohë duhej mirëpërdorur), Edi Rama dështoi të merrte masa për menaxhimin e situatës nga pandemia!

Fakt është se sot spitalet janë vatrat kryesore të infeksionit dhe përgjegjësit e rritjes së numrave, si në personelin shëndetësor ashtu edhe tek qytetarët!

Testimet me pikatore në kohën e izolimit dhe ato të papërfillshme në raport me situatën këtë periudhë, dëshmojnë se nuk ka një strategji konkrete për t’u përballur me këtë situatë!

Mes ministres që quan “punë” publikimin e fotove e videove të propagandës, e zërave që dalin përditë, që recitojnë nevojën për higjienë e distancim social, kjo qeveri që moralizon qytetarët, qartazi e ka lëshuar situatën dhe është dorëzuar para saj

Në kohën kur duhej të merrte masa, që në periudhën e izolimit, Edi Rama e kishte mendjen të prodhonte gënjeshtra, se vendi kishte numër të ulët të prekurish, kur thjesht kryente shumë pak testime, pavarësisht thirrjeve të OBSH e opozitës “Testoni, testoni, testoni”!!!

E kishte mendjen të vidhte buxhetin e shtetit, përmes tenderave sekretë me cmime të fryra (për të cilat SPAK ende nuk po ndihet), e të bënte lypësin me partnerët ndërkombëtarë!

Tani ka pacipësinë të fajësojë qytetarët për daljen e situatës jashtë kontrollit, kur në fakt i vetmi përgjegjës është vetëm Edi Rama!!!

Asnjëherë nuk ua vuri veshin propozimeve tona, bazuar në një ekspertizë profesionale të angazhuar enkas nga PD edhe pse nuk është detyra e opozitës të jetë këshilltari i qeverisë! E kemi bërë në mënyrë të përsëritur me bindjen se ky virus i panjohur kërkonte një ekspertizë sa më të gjerë e impenjim maksimal nga të gjithë. Por teksa injoroi cdo këshillë e situata i ka dalë jashtë kontrollit, është koha që Edi Rama të mos fshihet por t’u thotë shqiptarëve:

– A ka një plan? A ka një strategji për të vënë nën kontroll këtë situatë?

– Cilat janë masat që po ndërmerr, në kuadër të cilës strategji?

– Cfarë po bën për sigurinë shëndetësore të shqiptarëve?

Eshtë anormale që njeriu që ndillte panik e kërcënonte me gjoba e burg, tani fshihet kur nuk ka ditë pa viktima për shkak të Covid-19? Cili kryeministrër i përgjegjëshëm injoron një situatë të tillë, por shfaqet sikur ka prioritet cështje gjeopolitike?

Vetëm fajtorët e papërgjegjshëm e të pamjekuar mendërisht fshihen pas zonjave, që nxjerrin për të lexuar shifra në rritje, viktima e të prekur, apo foto të laboranteve të ISHP-së. Po, ato po e bëjnë më së miri punën e tyre! Po ti zonja ministre, po ti z.kryeministër, ju, cfarë dreqin po bëni? Thuajani shqiptarëve, me taksat e të cilëve paguheni, e paguani që nga deliret gjeopolitike, deri tek makutëria e shfrenuar, edhe kur ka situatë pandemie!

Cfarë po bëni, përvec videove të propagandës, për të menaxhuar një situatë që tashmë është jashtë kontrollit?

Bëhu burrë Edi Rama e njëherë të vetme në jetën tënde! Mbaj përgjegjësi! Ke të bësh me jetë njerëzish që po humbasin ditë pas dite, dhe e ardhmja mund të jetë shumë më e zymtë nëse nuk merr masa, sa më parë!!!