fbpx

“Edi Rama dhe Sali Berisha janë…”. Ylli Manjani del me deklaratën e papritur

manjani.jpg

Avokati  Ylli Manjani ka dalë me një status në rrjetin social facebook ku shprehet se është i bindur se Sali Berisha dhe Edi Rama janë lider të lindur.

Pse ka faj vërtetë Saliu…

Bindja ime ka qenë, mbetet dhe sa vjen e më forcohet se Sali Berisha dhe Edi Rama janë lider të lindur. Asnjërin nuk mund ta akuzosh dot për korrupsion sepse paraja nuk është qëllim në vetvete.

Të dy janë kafshë pushteti. Rama si më i ri që është dhe më i paskrupullt. Por asnjëri nuk është makut paraje. Asnjëri nuk punon për para, sepse të dy duan pushtet. Dmth dominancë, protagonizëm dhe pse jo, sundim.

Në këtë kuptim paraja që zakonisht e përdorin të tjerë rretherrotull tyre është thjesht mjet për të marrë apo mbajtë pushtetin.

Ndaj them se nuk ka asnjë gjasë që ti akuzosh për korrupsion.

Të dy ata gjykohen politikisht për sistemin qeverisës që krijojnë, për mekanizmin që ngrenë në funksion të pushtetit, por jo si makutë parash.

Të dy ndërtuan pushtet mbi shtetin. Të dy janë autorë të partizimit të shtetit për pushtet. Të dy lejuan e lejojnë vrima për makutët e parasë, të cilët janë përkufizimi i korrupsionit.

Por nuk do gjeni askënd që të bëjë një deklarim bindës që Rama dhe Berisha të kenë dhënë vend pune, tender apo favor në këmbim të parasë!

Për të marrë dhe mbajtë pushtet po.

Ata nuk janë të korruptuar, por përgjegjës politikisht që lejuan e lejonë korrupsionin.

Fjala vjen është absurde në ekstrem të shpallësh Berishën nongrata për korrupsion, kur ndërkohë ministri i Tij i transporteve Lulzim Basha u vu zyrtarisht nën akuzë penale. Akuzë që nuk u gjykua dot për inovacione juridike e procedurale…

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Ramën, i cili është më agresiv ndaj drejtësisë pikërisht për të mbrojtur ata që menaxhojnë paratë për pushtet.

Pra të dy meritojnë gjykim për sistemin dhe njerëzit që mbajnë afër e promovojnë, por jo si të korruptuar.

Dmth, nëse SHBA do të gjykonte drejt dhe me realizëm Berishën dhe Ramën njësoj, do të duhet të gjykonte sistemet politike dhe qeverisëse që ndërtuan dhe jo të katandisej në akuza të pafaktueshme.

Pra Saliu, i cili ka faj si gjithmonë, nuk mund të shpallet nongrata për korrupsionin e vet, po për sistemin ku punoi edhe Luli me shokë, të cilët i akuzoi edhe drejtësia. Ajo drejtësi që ishte…

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303