fbpx

‘Edi Rama është e keqja e Shqipërisë’, Paloka shpërthen keq për shembjen e Teatrit

paloka-1.jpg

Ish deputeti i PD, Edi Paloka ka folur ditën e sotme për Neës24 për shembjen e Teatrit Kombëtar.

“Teatri është trashëgimi kulturore dhe asesi nuk mund të shembej. Edi Rama duhet të largohet, është e keqja e Shqipërisë. Shqiptarët nuk duhet të presin nga bota, por duhet të reagojnë vetë. Teatri është ndër sitet që duhet mbrojtur. Të gjithë duan teatër të ri, ta ndërtojnë diku tjetër”, tha Paloka.

I pyetur për Reformën Zgjedhore, Paloka nënvizoi se Edi Rama është njeriu që nuk e do këtë reformë.

“Ne e shohim Reformën Zgjedhore të domosdoshme. Edi Rama është njeriu që nuk do reformën. Nuk e duan reformën, sepse e kemi parë sesi vjedhin zgjedhjet, sesi blejnë votën, sesi kanë rrënuar gjithcka që është demokratike dhe në shërbim të popullit”, u shpreh Paloka.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303