Edi Rama i pandalur, paralajmëron aministi fiskale: Deklaroni pasurinë përndryshe…

1582883434_rama1.jpg

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi “amnisti fiskale” për ata qytetarë të cilët kanë krijuar pasuri me “punë në të zezë” jashtë dhe brenda vendit. Gjatë fjalës së tij nga Kongresi i PS-së, Rama tha se do zbulohet një afat kohor dhe brenda atij, të gjithë qytetarët që kanë pasuri nga puna në të zezë, ta deklarojnë.

Nga kjo amnisti, tha Rama, nuk përshihen politikanët dhe njerëzit e drejtësisë.

Ai paralajmëroi se nëse nuk shfrytëzohet aministia, atëherë “përfundon te OFL-ja”.

“Amnisti për gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit që të gjitha paratë, asetet, ti deklarojnë. Dhe jo një apo dy organizata dhe bota mbarë të ndruhet ‘kjo s’behet’, kjo do bëhet. Emigrantët s’mundet të mbajnë para në banka andej me një mijë e një vështirësi, apo për të sjellë këtu 5 mijë euro dhe të blejnë një shtëpi, se fillojnë historitë ‘nga i keni, nga si keni’. Të gjithë ata që si kanë paratë me drogë, me krimet e parashikuara nga ligji Special (Akti Normativ), ti deklarojnë. Politikanët, gjyqtarët, prokurorët, s’ka amnisti për ata, do japin llogari duke nisur nga unë i pari. Të tjerët brenda një afati kohor do kenë mundësi ti sjellin paratë në Shqipëri, ti fusin në bankë me një interes minimal. Të gjithë ta dinë që nëse nuk shfrytëzon këtë kohë amnistia, përfundon të OFL-ja”, tha Rama.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303