31.5 C
Tirana
E premte, 12 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Edi Rama: Më bojatisi një budalla

spot_img

Kryeministri Edi Rama e cilësoi veprimin e deputeti demokrat Edi Paloka, si veprimi i një budallai të vetëdijshëm.

Sipas tij, veprimi i Palokës sot ofendoi mikun e shqiptarëve Talat Xhaferin, i cili ishte i pranishëm brenda seancës parlamentare për të ndjekur ratifikimin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Alkooli droga dhe duhani dëmtojnë shumë, por baballëku i vetëdijshëm dëmton edhe më tepër. Problemi i budallait të vetëdijshëm është krenaria. Budallai ishte një person që hodhi bojën përpjetë në Kuvend. Që mos ta zgjasë, kjo vëllai im është e komplikuar dhe nuk është punë grushtesh e shqelmash. Është një lloj i veçantë budallai. Sot ishte dita kur të gjithë qytetarët e Maqedonisë i kishin sytë tek kuvendi shqiptar. Për fatin më të keq u bë sot dita e budallait shembullor. Sot ishte dita e Arbër Xhaferit që sakrifikuan për flamurin, për historinë dhe për shqiptarët. Sot ne jetojmë përmes veprës së tyre. Opozita sot e ofendoi mikun e ardhur nga Maqedonia duke shkelur çdo traditë dhe normë shqiptare“, u shpreh Rama./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat