“Edi Rama mesazh policëve”, Berisha i nxjerr sekretin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar raportimin e një “qytetarit dixhital”, i cili pohon se kryeministri Rama iu ka dërguar sot një mesazh policëve.

Ai shkruan se për shkak të protestës së opozitës, Rama ka kërkuar që policëve t’iu kthen paratë e papaguara për më shumë se një vit si dhe të përjashtohen nga procesi i vettingut.

“Policet brohorasin rrofte protesta!Lexoni mesazhin e oficerit dixhital. sbPershendetje doktor! Nga frika e protestave dhe per te joshur policet, Edi Rama ka dhene urdher te njoftohen policet ne te gjithe vendin se do t’u jepen parate e papaguara prej nje viti per oret shtese etj dhe se nuk do te behet vetingu. Sot paradite, Sander Lleshi, me porosi te Edi Rames, ka shperndare kete urdher tek drejtuesit e larte te policise.

“Ne whatsupp dhe ne rrjetin e brendshem duhet te shperndani pa vonese keto mesazhe: Keshilli i Ministrave ka miratuar dje ndryshimet ne ligjin per vetingun ne Policine e Shtetit. Keto ndryshime parashikojne qe ky proces te kryhet per funksionet e larta drejtuese ne Policine e Shtetit dhe ne SHÇBA.

Kryeministri ka urdheruar akordimin e fondit per pagesen e detyrimeve te prapambetura (ore shtese, turne te dyta, etj.) per te gjithe punonjesit.”

Policet kane nisur te thone se protesta e dha rezultatin e pare! Ata po marrin parate qe s’ua jepnin prej me shume se nje viti dhe shpetojne nga vetingu i drejtuar nga shoferi i Klement Balilit. Policet mezi po presin rezultatin final te protestes qe te çlirohen drejtimi prej sherbetoreve te krimit dhe bandave”, shkruan Berisha.