fbpx

“Edi Rama pacienti zero”, Kryemadhi apel Qeverisë dhe mediave

Në një intervistë të dhënë për Neës24, Kryetarja e Levizjes  Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka apeluar që të mos krijohet panik pasi qyetarët duan garanci në këtë periudhë.

“Unë mendoj që gjëja e parë që duhet të bëni ju të gjithë dhe duke filluar nga pacienti zero i koronavirusit në Shqipëri, që është Edi Rama, është që të shmangni përhapjen e panikut te shqiptarët, sepse ajo është një nga gjërat kryesore që ul dhe rëndon imunitetin e shqiptarëve. E dyta, dy parafolësit e mi, që dolën pa radhë, sepse janë mësuar gjithë jetën të dalin pa radhë para njerëzve, të kuptojnë që duhet të bëjnë më shumë për njerëzit dhe për qytetarët. Siç bëjnë atë që është më e rëndësishmja për familjet e tyre, t’i quajnë edhe qytetarët e shtetasit e vendit të vet, të cilëve u marrin taksat një më një, tu shërbejnë me dashuri, me qetësi e me respekt”, tha Kryemadhi.