Edi Rama rrëfen frikën e madhe që e kapi dje në Shkodër

EDI-RAMAAA-1140x570.jpg

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim sot me mbështetës të PS, në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. I shoqëruar nga Erion Veliaj, dhe Blerina Gjylameti, Rama dhe të pranishmit kanë komentuar situatën politike.

Rama ka pranuar për herë të parë, se situata dje në Shkodër mund të përfundonte në një përplasje mes dy kampeve.

Është e çuditshme se kjo gjë nuk ka ndodhur ndonjëherë. Më kujtohet 2009, që bënë rezistencë për atë në Bulevard. S’ka ndodhur ndonjëherë që PD dhe PS të përplasen. Edhe mitingu i fundit negociohej, do e marrësh ti apo unë.

Kjo, që t’i bëhet thirrje popullit dil e blloko një njeri, ndërkohë që është pala tjetër turmë, dhe mund të ndodhte çdo gjë, kjo është njësoj si Enveristët, një turp i madh.“-tha Rama.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303