fbpx

Edi Rama shkruan fjalët romantike për të shoqen: Gjysma ime më e mirë

Screenshot_2-4.jpg

Me pak fjalë, kreu i qeverisë Edi Rama ka përkufizuar vendin që zë bashkëshortja e tij Linda Rama tek ai. Rama ka shpërndarë një postim të së shoqes e cila ditën e sotme ka njoftuar se marrë pjesë në promovimin e grave sipërmarrëse në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Krah postimit, Rama thotë se me këto fjalë “gjysma e tij më e mirë” ka publikuar një video sot me rastin e ditës Botërore të Grave Sipërmarrëse.

“E privilegjuar që sot në #WomensEntrepreneurshipDay të bashkoj zërin me @CherieBlairFndn për gratë sipërmarrëse në vendet me të ardhura të mesme e të ulëta.

Pavarësisht përballjeve të këtij viti unikal në jetën tonë, gratë sipërmarrëse mbeten shembuj shprese! Mbeshtetini ato!” – me këto fjalë në Twitter, Linda, gjysma ime më e mirë, ka publikuar këtë video me rastin e Ditës Botërore të Grave Sipërmarrëse”, thuhet në postim.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303