fbpx

Edi Rama tregon të gjitha kategoritë që i shtohen marrjes së ‘pagës së luftës’

Disa nga kategoritë e reja që do të përfshihen në paketën e zgjeruar ekonomike për të përfituar ‘pagën e luftës’ janë renditur nga ana e Kryeministrit Rama. Gjatë një komunikimi me qytetarëve në ‘Facebook’, Rama tha se shtohen kategoritë duke nisur nga rrobaqepësit, taksistët, shoferët e transportit urban dhe ndërurban, apo dhe mekanikët në servise.

“Kam marrë ankesa, kërkesa dhe shqetësime nga biznese të vogla. Psh rrobaqepësi të vogla, servis makinash. Me ligjin në fuqi është i hapur, por me zakonin në fuqi, është i mbyllur. Profesionet të tjera hidraulikë, agjenci turistike, dizajner, që punojnë me printime, etje…taksistë janë biznes i vogël. Këta dhe ndonjë kategori tjetër, do të jenë pjesë e zgjerimit të paketës së mbështetjes. Janë biznese të vogla, të mbyllura de facto, si rezultat i luftës. Ata që janë punonjës për linjat e transportit. Dhe që praktikisht janë në shtëpi se nuk ka transport urban e ndër urban. Do jenë pjesë e paketës së zgjeruar.”, tha Rama.