13.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024

TË FUNDIT

Edi Reja ‘fërkon duart’, shënon dhe Rey Manaj

Rey Manaj gjen rrugën e rrjetës te skuadra spanjolle e Albacetes, të cilën e riktheu te fitorja dhe i dha një 3-pikësh me mjaft vlera në transfertën e vështirë ndaj Alcorconit.

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare e nisi takimin nga stoli, por në minutën e 18’ një dëmtim i fantazistit Fuster, bëri që të zbriste në fushë në vend të tij.

Manaj shënoi golin e vetëm të takimit që u fitua nga Albacete 0-1, në minutën e 67’ me 11-metërsh, ndërsa pas kësaj ndeshjeje sulmuesi lushnjar pritet të udhëtojë për t’u vënë në dispozicion të trajnerit Edi Reja për eliminatoret e Euro 2020.

Tekniku italian i kuqezinjve merr kështu sinjale mjaft të mira nga sulmuesit e tij, pasi përveç Cikalleshit që ka shënuar në çdo ndeshje në muajin shtator, edhe Manaj e Sadiku kanë përmirësuar marrëdhëniet me golin. (SS)

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat