fbpx

Edmond Budina nga Kukësi: Na quajti ne komitë, ata janë banditë

Edmond-Budina-1.png

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ishte sot në Kukës për të mbledhur firmat për peticionin për Teatrin Kombëtar.

Në fjalën e tij të rastit, regjisori Edmond Budina ka bërë thirrje për mosbindje civile.

“Një bashkëpunim mes mafies, krimit dhe pushtetit politik dhe këtë e treguan më së miri natën e 17 majit ku shembën Teatrin Kombëtar së bashku me flamurin kombëtar, e varrosën atje dhe nuk patën guximin të hiqnin flamurin.

Ai na quajti ne komitë, ne jemi krenarë që jemi komitë sepse nuk jemi banditë. Ata janë banditë. Ne luftojmë dhe përpiqemi për një gjë njerëzore, një të mirë të përbashkët që e shkelin më këmbë. Jo vetëm që këtë peticion do ta nënshkruajmë por duhet të bëjmë një mosbindje civile”, tha ndër të tjera Budina.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303