Edukatoret detyrojnë fëmijët që të rrihen me njëri-tjetrin (Video)

Një kopsht në Misuri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është kthyer në një arenë boksi, ku fëmijët 4-vjeçarë detyrohen që të ndeshen me njëri-tjetrin nga edukatoret.

Videoja që do të shikoni më poshtë është xhiruar fshehurazi nga vëllai i madh i njërit prej fëmijëve, i cili kishte shkuar në shtëpi duke qarë pasi nuk e kuptonte pse shoku i tij e kishte goditur.

Edukatoret e pranuan që i kishin vënë fëmijët të ndesheshin, por me qëllim për të shkarkuar stresin. Kopshti i ka shkarkuar edukatoret nga detyra, por nëna ka hedhur edhe kopshtin në gjyq e kërkon 25 mijë dollarë dëmshpërblim.

Lër një koment