fbpx

Edy Reja, fjalë të jashtëzakonshme për mbrojtësit kuqezi

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka një mbrojtje që do ta kishin zili shumë ekipe në  botë. Trajneri Edoardo Reja ka dhënë një intervistë në Itali dhe ka ngritur në qiell dy mbrojtësit e kombëtares kuqezi, Marash Kumbulla dhe Ardian Ismajli.

“Kumbulla është mbrojtës inteligjent, shumë i mirë në duele, i fortë në luftën në ajër. Ai do të përmirësohet. Më pëlqen, sepse luan me kokën lart dhe ka sens të mirë taktik. Ai është i ri, është vetëm 20 vjeç, por ka arritur të krijojë një përvojë të mirë. Roli i tij natyral është në qendër të mbrojtjes, por po paraqitet mirë edhe si i majtë në mbrojtjen me tre. Do të ishte një goditje e madhe për Lazion. Nuk ka lojtarë të tillë të rinj në Itali”, ka thënë Reja.“

“Duhet të kesh shumë personalitet kur vesh fanellën e Lazios, Milanit apo Juventusit. Kam biseduar edhe me Igli Taren për të. Kumbulla nuk e njeh fjalën frikë. Është edhe Ismajli te Hajduku i Spilit, atë po e kërkojnë Lecce dhe Benevento. Fazën mbrojtëse e kam të siguruar në kombëtare. Po punoj për të kompletuar repartet e tjera”, shtoi ai.