fbpx

“Efektivi më fyeu dhe më qëlloi në fytyrë”. Gazetari i Ora News flet i tronditur pas lirimit: Dola nga biruca dhe…

xhoi-malesia-ne-komisariat-faxweb-780x405.jpg

Gazetari i Ora News, Xhoi Malësia u shoqërua mbrëmjen e djeshme në komisariatin numër 2. Ai ka bërë me dije se është dhunuar nga një efektiv, i cili e ka qëlluar në fytyrë si dhe e ka fyer.

Isha duke luajtur basketboll dhe kam dalë. Pashë një moment trazirash pranë 21 Dhjetorit. Kishte shoqërime. U afrova të filmoj, dikush me maskë nga këto të FNSH më thonë hiq telefonin. Nga  pjesa e kryqëzimit te rajoni jam çuar forcërisht edhe pse bërtita jam gazetar dhe po gaboni. Kjo është injoruar. Shoqërimi ishte i dhunshëm. Gjëja më e rëndë ndodhi në korridoret e policisë ku i them oficerit jam gazetar dhe po bëni gabim, në atë moment më fyen nga familja dhe më gjuan në faqen e djathtë. Pastaj jam futur në paradhomën e qelive, herë futesha në qeli dhe herë dilja me forcë. Kam thënë vazhdimisht që jam gazetar derisa e kuptuan gabimin që bënë.

Më tej, ai tha se ka firmosur në mungesë të dëshirës deklaratën  vetëm për të mos zgjatur më tej qëndrimin në komisariat.

Kam dalë nga biruca dhe kam dhënë një dëshmi që në mënyrë abuzive është ndryshuar. Personi që mori dëshminë u përpoq të fuste fjalë të tjera dhe të evidentonte faktin që unë nuk kisha beixhin e gazetarit dhe kjo i jep të drejtën. Por nuk është shkelje penale edhe si qytetar i thjeshtë që të filmosh. Pata dhe një debat nëse isha apo jo i shoqëruar. Kam kërkuar të bëj një telefonatë dhe ma kanë refuzuar, është në shkelje të të drejtave të njeriut. I kam thënë oficerëve të policisë vazhdimisht që kjo që po ndodh është turp. Në fund firmosa deklaratën për të cilën nuk jam dakord, e kam hedhur një firmë sa për të dalë kur kolegu më tregoi se kishin ardhur miq dhe të afërm. Refuzova deri në moment të fundit për të firmosur deklaratën. E firmosa me pendesë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303