Efektivja këputi gishtat, flet xhaxhai: Ja si është gjendja e saj

screenshot-16_1542912263-8653320.jpg

Policja e plagosur në protestën e së enjtes e cila humbi dy gishtat e njërës dorë pas shpërthimit të një kapsolleje, është në gjendje më të mirë shëndetësore.

Xhaxhai i Ina Nukës, Arif Nuka, i theksoi se efektivja ndodhet në reanimacion dhe gjendja e saj është përmirësuar ndjeshëm.

Ai tha se efektivja do të niset drejt Ankarasë së Turqisë për një mjekim të specializuar.

“Kemi kontaktuar dhe ndodhet në reanimacion dhe gjendja është në përmirësim, tani vazhdojnë proceduarat për ta nisur në një qendër shëndetësore në Turqi. Lajmin e morëm nga mediat, pastaj me telefon erdhëm tek Spitali i Traumës e mësuam se çfarë kishte ndodhur. Mjekët e Spitalit të Traumës kanë bërë ndërhyrjen që i takonte dhe tani kërkohet një ndërhyrje më e specializuar.” tha ai.

scroll to top