fbpx

Egbo drejton stërvitjet e Tiranës, trajner deri në fund të vitit?

egbo.jpg

Emanuel Egbo do të jetë trajneri i Tiranës deri në fund të dhjetorit. Kur kanë mbetur dhe pak ditë nga derbi i kryeqytetit, situata në kampin bardheblu nuk është aspak e qetë dhe “ujërat janë turbulluar” më shumë pas humbjes me Kukësin.

Menjëherë pas përfundimit të bashkëpunimit mes Julian Ahmataj dhe Tiranës, seancat stërvitore të bardhebluve u zhvilluan nën drejtimin e Emanuel Egbo. Ky i fundit tashmë mesa duket ka marrë besimin e drejtuesve të klubit për të qenë në krye të stolit deri në fund të muajit dhjetor.

Egbo është prej kohësh është pjesë e stafit bardheblu, me konkretisht në rolin trajnerit të portierëve te Tirana, teksa tashmë është vënë provizorisht trajner i parë i ekipit, deri në një zgjedhje parësore nga ana e drejtuesve të klubit.

Kështu në derbin e së premtes Egbo do të përgatisë skuadrën në mënyrë që të marrë maksimumin nga kjo sfidë. Ndërkohë që gjatë kësaj periudhe drejtuesit e Tiranës do të marrin kohën e nevojshme për të vendosur se kush do të jetë pasuesi i Julian Ahmataj në krye të stolit, me shpresën që skuadra t’i rikthehet normalitet dhe rezultateve pozitive.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303