fbpx

Egjipti ‘një hap’ para të gjithëve, prezanton robotët që kryejnë testime për koronavirusin

81ae9b582a8f3af583ff98ab90c57680_L.jpg

 

Mjekët janë personat më të rrezikuar për t’u infektuar me koronavirus, ndaj Egjipti ka vendosur që tamponët e pacientëve të merren nga robotë të telekomanduar.

Një shpikës në Egjipt i quajtur Mahmoud el-Komy ka nisur përdorimin e robotit në një spital në Kajro, i cili përveç tamponëve mund edhe t’u masë temperaturën pacientëve dhe t’i paralajmërojë nëse janë pa maskë.

“Cira-03” është emri i robotit, që sipas shpikësit mund të ndihmojë edhe në kufizimin e ekspozimit nga infeksioni dhe të marrë analizat e gjakut për t’u shfaqur pacientëve më pas në kraharorin e tij.

Nuk dihet nëse kjo mënyrë do të futet në përdorim edhe në spitale të tjera në botë, ku numri i mjekëve dhe infermierëve është shumë i vogël në krahasim me shifrat e të infektuarve që po shtohen ditë pas dite.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303