fbpx

Einxhel del nga salla e operimit, ja si është gjendja shëndetësore e moderatores

einxhel.jpg

Pas lëndimit që pësoi mbrëmë në “Big Brother VIP”, Einxhel Shkira ka përfunduar me sukses operacionin në krah.

Einxhel sapo ka dalë nga salla e operacionit në spitalin privat ku u dërgua mëngjesin e sotëm. Ajo është sistemuar në dhomë pas ndërhyrjes ku mjekët do të kujdesen për të.

Gjatë kohës që do të jetë në spital, ajo do të jetë nën vëzhgimin e kamerës dhe asistentëve të produksionit. Paraditen e sotme, produksioni ka bërë me dije se moderatorja pritet të kthehet brenda shtëpisë së famshme, megjithatë pas operacionit, pritet të shihet nëse do të shkojë sërish. Pritet të sqarohet gjatë prime në orën 21:00 se çfarë do të ndodhë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303