fbpx

Einxhel i befason të gjithë, bën deklaratën e papritur për Dj Dagz

640-0-61f93a3c344b2.png

“Vëllai i madh” i ka kërkuar banorëve se me fillimin e muajt shkurt ndryshe i njohur edhe si muaji i dashurisë ata do të kenë mundësinë që të tregojnë rrëfime e histori dashurie nga jeta e tyre.

Einxhel ka rrëfyer për lidhjen që lindi brenda shtëpisë me Dj Dagz. Einxhel tha se ai është ndryshe nga çdo partner që ka patur në jetë.

“Jam ndjerë shumë komode të flas me Dagzin. Dhe kam dashur që ai të shikojë anën time të keqe, atë që për meshkujt e tjerë ka qenë problem kam dashur që Dagzi të shoh këtë pjesë dhe të shoh nëse do të jetë në rregull me këtë. Çdo pritshmëri që unë kam pasur te meshkujt Dagzi i ka hedhur vetëm me mirësinë dhe mirësjelljen e vet. Asnjë tipar që kam pasur te koka ime që duhet t’i ketë mashkulli që do të kem në krah nuk i ka patur, por Dagzi i ka hedhur poshtë të gjitha ato. Dhe thashë ndoshta unë gjithë jetën kam kërkuar tipin e gabuar, ndoshta kam kërkuar një mashkull që është i fortë njësoj siç kam unë karakterin, por ndoshta ky është problemi sepse një karakter si unë vetëm do të përplasesha me atë”, është shprehur ajo.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303