fbpx

Einxhel Shkira del me deklaratën e papritur për Donald Veshajn

640-0-62ab083453592.jpg

Moderatorja Einxhel Shklira nuk ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale këto kohë, por është rikthyer ditën e djeshme me energji të plota dhe duket se ka patur shumë për të thënë. Mes tyre edhe një ironi për Donaldin.

Moderatorja ka shkruar një status në të cilin shprehet: “Sa më pëlqejnë ato moderatoret që në 12917 puntata flasin vetëm për vete. Ky është stili i moderimit ‘a doni më për Belulin’.”.

Ky reagim vjen pasi Donaldi zbuloi se një nga skeçet e fundit të programit e ka realizuar në studion e ‘Për’puthen’. Po ashtu, në çdo puntatë të ‘Më lër të flas’ Bora nuk ka munguar në skeçe, pyetje, deklarata apo qoftë edhe duke u përmendur nga të ftuarit vetë.

Referuar gjithashtu Donaldit, Einxhel shkruante para disa kohësh në Twitter, duke ironizuar programin e vëllezërve Veshaj: “Ka patur jetë dhe para tetorit 2021… Të paktën për mua po iher.”

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303