Einxhel Shkira s’përmbahet: Ne të shkurtrat jemi më praktike

Mbrëmjen e djeshme gjatë një emisioni moderatorja Einxhel Shkira nuk ja ka kursyer replikat politikanit të njohur Milaim Zeka.

Gjatë bisedës është folur për xhelozinë midis Shqipëri-Kosovë si dhe anasjelltas e pikërisht ky ka qenë momenti ku Zeka ka treguar se Kosova ka femra më të gjata se Shqipëria.

“Shqipëria ndoshta ka xhelozi për femrat që ne i kemi më të gjata në Kosovë”-ka thënë politikani.

Por një përgjigje e menjëhershme ka ardhur nga ana e moderatores Shkira e cila është shprehur se diçka e tillë s’është e vërtetë.

“Nuk është e vërtetë, pasi ne të shkurtrat jemi dhe më praktike. Meshkujt po, i keni të gjatë dhe të mirë!”-ka thënë Einxhel.