Ish-deputeti demokrat Luan Baci ka reaguar lidhur me dhunën e policisë ndaj naftëtarëve të Ballshit, duke u shprehur se kjo gjë është e papranueshme.
“Naftëtarët janë në të drejtën e tyre. Kërkojnë shpërblimin që u takon për djersën e tyre.
Naftëtarët janë të nëpërkëmbur, janë të vjedhur ndër vite nga klientët e pushtetit, prandaj dhuna policore kundër hallexhinjve që nuk kanë bukë në shtëpi, është dyfish kriminale. Rafineria e Ballshit është një nga vatrat më të mëdha të korrupsionit të qeverisë dhe kryeministrit në ikje. Ata nuk e zgjidhin dot hallin e naftëtarëve, sepse kanë marrë pjesën e tyre gjigande në kurriz të naftëtarëve dhe pasurisë kombëtare.
I ftoj naftëtarët të protestojnë para bashkisë, para prefekturës, para Ministrisë së Energjetikës, para kryeministrisë, sepse është ky pushtet që e ka rrjepur vit pas viti rafinerinë. Për naftëtarët dhe çdo qytetar ndaj të cilit bëhet padrejtësi, zgjidhja është një dhe e vetme: Largimi i Edi Ramës dhe bandës së tij hajdute në pushtet”, mbyllet reagimi.

