Ekipi i parë i bën “nder” Manajt, pritet debutimi me Barcelonën ditën e sotme

Rei Manaj pritet të debutojë me Bracelonën B ditën e sotme, ekip ku ai kaloi në këtë sension meraktoje.

Katalanasit do të luajnë ndaj Ejea dhe pritet që sulmuesi shqiptar të debutojë pikërisht në këtë ndeshje.

Fakti që ekipi i parë i Barcelonës ka marrë disa futbollistë nga ekipi B, ka bërë që mundësitë që Manaj të luajë ditën e sotme.

Ansu Fati dhe Kojado janë vënë nën urdhrat e Setien këto kohë, duke e lënë pa shumë alternativa ekipin e Barcelonës B.

Në rast të një debutimi sot, Manaj do të përpiqet të tregojë një paraqitje të mirë për të marrë edhe dashurinë e tifozëve.