fbpx

Ekonomia e Kinës po rritet me ritmin më të ngadaltë që nga kriza financiare

chinas-economy.jpg

Ngadalësimi ekonomik i Kinës po thellohet, ndërsa lufta e saj tregtare me Shtetet e Bashkuara po përkeqësohet.

Ekonomia e dytë më e madhe në botë u rrit 6.5% në tremujorin e tretë të këtij viti, sipas të dhënave zyrtare të publikuara të premten. Kjo është rritja e saj tremujore më e dobët që nga kriza financiare botërore në fillim të vitit 2009 dhe është në fakt nën pritshmëritë e ekspertëve të ekonomisë, të cilët parashikonin një rritje prej 6.6%.

Ekonomia kineze ka humbur momentin këtë vit pas përpjekjeve të qeverisë për të frenuar nivelet e larta të borxhit. Po ashtu, Kina po “vuan” nga tarifat e larta të SHBA-së për eksportet, të cilat llogariten më shumë se 250 miliardë dollarë.

Shefi i bankës qendrore Yi Gang tha në një deklaratë për mediat se rënia në tregun e aksioneve nuk pasqyron gjendjen e ekonomisë, të cilën ai e përshkroi si “duke ecur përpara” në një mënyrë të qëndrueshme.

Ai shtoi se qeveria do të marrë më shumë masa për të mbështetur ekonominë. Komente të ngjashme janë bërë edhe nga drejtuesit e letrave me vlerë të Kinës, rregullatorët bankarë dhe këshilltari i lartë ekonomik i presidentit Xi Jinping.

Pavarësisht këtij ngadalësimi, Kina ende duket në rrugën e duhur për të përmbushur objektivin e qeverisë për një rritje prej rreth 6.5% në 2018.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *