Ekonomia e Kinës, rritja vjetore më e ulët që nga viti 1990

105263520_chinagdp-nc.png

Ekonomia e Kinës u rrit në nivelin më të ulëta që nga viti 1990, duke rritur frikën për ndikimin në ekonominë globale.

Kina u rrit në 6.6% në 2018, tregojnë zyrtarët të hënën.

Gjatë tre muajve deri në dhjetor, ekonomia u rrit 6.4%, nga 6.5% në tremujorin e mëparshëm.

Të dhënat ishin në përputhje me parashikimet por theksojnë shqetësimin e fundit për dobësimin e rritjes së ekonomisë së dytë më të madhe në botë.

Shkalla e zgjerimit të Kinës ka ngritur shqetësime rreth ndikimit të mundshëm në ekonominë globale. Lufta tregtare me SHBA-të ka shtuar pasiguritë. Shifrat zyrtare të hënën treguan ritmin më të dobët të rritjes tremujore që nga kriza globale financiare.

Ndërsa ekspertët e ekonomisë së Kinës këshillojnë kujdes me shifrat zyrtare të PBB-së të Pekinit./real-news.tv/

scroll to top