fbpx

Ekskluzive/ A ka pasur Bajram Curri probleme shëndetësore?

ccbe53d2-8575-474b-9bee-7f8cb0b1c8c0.jpg

Zejnel Abidin është mjeku që e ka vizituar në vitin 1921 dhe që më pas i ka dhënë këtë recetë barnash. Lista e tyre edhe pse vështirë e lexueshme duket mjaft e detajuar.

Sigurisht shqetësimet e tij shëndetësore do të mund të identifikoheshin më thjeshtë nëse do të dalloheshin emrat e ilaçeve. A kishte Bajram Curri diçka serioze apo receta ka pjesë përbërëse të saj barna që merren normalisht edhe nga njerëz që nuk kanë probleme të mëdha.

I dukshëm është magnezi që shërben kryesisht në forcimin e kockave por edhe për aktivitetin normal të aparatit kardiovaskular dhe së bashku me kalciumin mund të përdoret si qetësues natyral.

Se çfarë përmban tjetër receta kjo është e pamundur të kuptohet e ndoshta vetëm ekspertët e fushës do të mund të jepnin një përgjigje përfundimtare.

Megjithatë një recetë e tillë është vërtetë e rrallë. Kjo jo thjeshtë sepse i përket një nga figurave të mëdha të historisë shqiptare, por edhe për shkak të rregullsisë së saj që e bën ndoshta edhe më profesionale se të sotmet. Real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *