fbpx

Ekskluzive/ Detaji shokues, vajza disa ditë e vdekur, të vetflijuarat sonte në Tiranë “Dëshmitare të Jehovait”

Detaje rrëqethëse vijnë për ngjarjen e mbrëmjes së sotme në Kombinat. Burime të sigurta nga Policia e Shtetit na bëjnë me dije se të nënë e bijë të vetflijuara janë besimtare të sektit “Dëshmitarët e Jehovait”.

Burimi ekskluziv i ka bërë me dije real-news.tv se vajza 30-vjeçare kishte disa ditë e vdekur por familja e mbante aty si pasojë e besimit.

Kujtojmë se policia me informacionin zyrtar bëri me dije se nënë e bijë, përkatësisht 56 dhe 30 vjeç në Kombinat u gjetën të pajeta brenda banesës së tyre, ndërkohë që rëndë në spital është edhe vajza tjetër e familjes.

“Më datë 02.07.2020, shtetasi S.F, ka njoftuar në Komisariatin e Policisë nr. 6 se në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, motra e tij nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën e banesës.

Në banesë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses dhe pasi kanê hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete shtetasen ZH.J., 56 vjeçe dhe vajzën e saj A.J., 30 vjeçe, ndërsa vajza tjetër B.J, rreth 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Paraprakisht nga veprimet e para hetimore dyshohet se janë vetëflijuar .

Grupi hetimor i përbërë dhe nga dy ekspertë të mjekësisë ligjore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.