Ekskluzive/ Veliaj ‘përdhos’ viktimat e 21 janarit, ja si ‘vriten’ për së dyti

Pak dit përpara 3-vjetorit të ngjarjes së “21 janarit” ku u vranë katër protestues në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para derës së godinës së Kryeministrisë, qeveria vendosi katër pllaka bronzi në kujtim të këtyre viktimave.

Real News, ka siguruar sot një video ku shihet se si mbi pllakat e bronzit, lali Eri ka vendosur ‘një stacion biçikletash’, duke ‘përdhosur’ katër viktimat e 21 Janarit.

Asokohe, ish-deputeti Artan Gaçi deklaronte se memorialet nuk dëmtonin qarkullimin e mjeteve.

“Janë disa memoriale që po vihen në 4 vendet ku janë vrare viktimat e 21 janarit. Me iniciativën e kryeministrit ka nizur projekti i ideimit dhe realizimit të këtyre memorialeve, 4 memoriale prej bornzi të ideuar nga kryeministri dhe disa të huaj, dhe janë në proceset e fundit të montimit të tyre në bulevard. Është një vepër që do të jetë e përjetshme në bulevard në kujtim të të vrarëve të 2 janarit. Nuk dëmton qarkullimin. Inaugurumi i tyre do bëhet më 21 janar. Nuk do ketë mbishkrime. Iniciativa me kontribute vullnetare. Pa u vënë drejtësia në vend, nuk quhet i shlyer vendimi që marrë PS për zbardhjen e ngjarjes”, thoshte Gaçi.

Por sot, pas 8 vitesh, mesa duket pllakat e brozit janë kthyer në një ‘problem’ për lali Erin, i cili ka vendosur mbi to, duke vrarë kështu për të dytën herë viktimat e 21 Janarit, një të ashtuquajtur ‘stacion’ për biçikletat.