fbpx

Ekspertët: Ja sa herë duhet të pastrohen duart për të shpëtuar nga covid-19

200312_ask_handwashing_lg-780x439.jpg

Ekspertët nga Mbretëria e Bashkuar thonë se është e preferueshme të pastrohen duart gjashtë herë në ditë, për t’u ruajtur nga coronavirusi. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kjo ka qenë këshilla që në fazat e hershme të këtij virusi, dhe një studim i ri thotë se larja e duarve deri 10 herë në ditë e bënë më të vështirë infektimin nga coronavirusi.

Studiuesit shqyrtuan të dhënat nga viti 2006-2009, mbi viruset shumë të ngjashëm me llojin që po qarkullon në ditët e sotme.

Kështu u zbulua se 1,663 pjesëmarrës kishin shumë më pak gjasa të infektoheshin nëse do të pastronin duart së paku gjashtë herë në ditë. Coronaviruset janë një familje e viruseve që zakonisht shkaktojnë sëmundje të butë, siç është ftohja e zakonshme, ndërsa të gjitha ato përfshirë edhe këtë të fundit, mund të vriten nga sapuni dhe uji.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303