Ekspertët kërkesë Macron: Mos nxitoni në procesin e restaurimit të Notre Dame

Mbi një mijë ekspertë të trashëgimisë i bënë thirrje presidentit të Francës, Emmanuel Macron, për të mos u nxituar në procesin e restaurimit të katedrales Notre Dam dhe mos anashkaluar rregullat e mbrojtjes së trashëgimisë.

Thirrja e mbi 1 170 kuratorë, arkitektë dhe pedagogë francezë dhe të huaj vjen pasi presidenti francez premtoi rindërtimin e katedrales brenda pesë vitesh.

Notre Dame është tashmë pjesërisht e shkatërruar nga një zjarr i rënë dy javë më parë.

”Le të marrim në dispozicion kohën e nevojshme për të gjetur rrugën e duhur dhe atëherë, po, të përcaktojmë një afat ambicioz për një restaurim shembullor’’, u shprehën ekspertët./real-news.tv/