Ekspertët: Vala e dytë e koronavirusit nuk do të jetë aq e fortë sa e para

who-guidance-healthy-people-should-wear-masks-only-when-taking-care-of-coronavirus-patients-fox-news.jpg

Ekspertët italianë, shohin pak dritë në fund të tunelit. Presidenti i Këshillit Superior të Shëndetësisë në vendin fqinj, Franco Locatelli deklaroi se me shumë gjasë, vala e dytë do të jetë më e butë se e para.

“Duhet të jemi të përgatitur për mbërritjen e një vale të dytë të infektimeve, e cila, nëse do të vijë vërtet, nuk besoj se do të ketë për çdo rast, përmasat dhe fuqinë e të parës”, u shpreh Locatelli.

Pohimet e tij vijnë në kohën kur Universiteti John Hopkins në Amerikë njoftoi se në botë u kapërcye niveli i 7 milionë të infektuarve.

Ndërkohë në Itali, fondacioni Gimbe ka dhënë alarmin, duke thënë së ne rajonet ku virusi qarkullon më shumë, po bëhen më pak tampone.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303