fbpx

Eksperti amerikan paralajmëron amerikanët: Mund të kemi edhe 100 mijë raste në ditë

Drejtori i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive në Shtetet e Bashkuara, Anthony Fauci, ka bërë një paralajmërim të fortë sot teksa foli para senatit amerikan.

Ai tha se ai “nuk do të befasohej” nëse do të kishte deri në 100.000 raste me koronavirus në ditë.

“Është e qartë që ne nuk jemi nën kontroll tani”, tha ai para senatorëve, duke paralajmëruar se amerikanët, në masë të madhe, nuk janë duke veshur maska apo mbajtur distancë sociale. “Nuk mund të bëj një parashikim të saktë, por do të jetë shumë shqetësuese, ju garantoj për këtë”, tha Fauci.