Eksperti i IT zbulon punën që po bëjnë të rinjtë shqiptarë: Bëjnë deri në 200 mijë dollarë në vit

spe.png

Eksperti i IT, Agli Panci në një lidhje Skype në emisionin Wake Up bëri me dije se si shitja e njohurive profesionale  në tregun global po i sjell fitime marramendëse profesionistëve të rinj shqiptar. Ai theksoi se pagesat janë shumë të mira, madje shkojnë deri në 200 mijë dollarë në vit.

“Ka individë që kanë bërë deri në 200 mijë dollarë në vit, megjithatë mesatarja e të ardhurave është pak më e vogël se kjo. Kjo 200 mijë dollarë që ne marrim si referencë, realisht është një shifër që nëse do punojë dhe jetoje jashtë, kjo nuk hyn te ato pjesët e pagave që janë normale.

Nëse studiojmë tregun e punës në Europë ose në Amerikë, një shifër e tillë është përtej atij kufirit normal. Por, nëse ti je ekspert në një fushë të caktuar që ka kërkesë dhe konkurrenca është e vogël, patjetër që mund të arrish deri në 200 mijë dollarë në vit. Është një shifër qe e kam dëgjuar edhe persona të tregut këtu.

Pagesat janë shumë të mira. 10 dollarë ora nëse ke pak eksperiencë dhe më tej”, tha ai.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303