Ekspertja e gjuhës së trupit analizon takimin May-Merkel

Kryeministrja britanike, Theresa May, ka biseduar me kancelaren gjermane, Angela Merkel, lidhur me veprimet që po ndërmerren për të sjellë një “përfundim të suksesshëm të procesit të Brexit”.

May ishte në Gjermani si pjesë e përpjekjes së saj të fuqishme për të siguruar një shtyrje të datës për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Një eksperte e gjuhës së trupit ka analizuar bisedën e May me Merkel dhe sipas saj, bashkimi i duarve të Theresa May ndërsa ajo fliste me Angela Merkel në një ballkon në Berlin ngjante me një “gjest lypës”.

Ekspertja Judi James shtoi se Kryeministrja britanike dhe Kancelarja gjermane kishin të njëjtën shprehje fytyre “të zymta”.

Ajo shtoi se ‘hendeku i madh hapësinor’ midis dy grave në prag të një samiti të rëndësishëm të BE sugjeron më tepër ‘ndarje të mëtejshme sesa unitet’.

Ndërsa qëndrimi i Merkel, sipas ekspertes, tregon një dëshirë për ti dhënë fund bisedës.

”Ajo duket hezituese për të vendosur kontakt me sy dhe kur ato flasin ballë për ballë, të dy duart e saj shfaqin një gjest refuzimi ose ‘Jo’.

“Në fund ato duket sikur vendosin kontakt me sy që mund të kuptohet si një ndonjë formë e mirëkuptimit.

‘Këmba e May duket e sigurt, por gjunjët janë të përkulur, duke mohuar atë’ fitore ‘të vogël në aspektin e vendosjes së fuqisë. Shprehja e saj është po aq e zymtë sa Merkel dhe vendosja e duarve i ngjan një gjesti lutjeje.

May do të kërkojë që data e Brexit të shtyhet deri në 30 qershor në samitin e BE, me mundësinë e një largimi më të hershëm nëse marrëveshja e tërheqjes së Mbretërisë së Bashkuar do të ratifikohet./real-news.tv/