fbpx

Ekspertja e PD te spitali COVID-2: Tre të vërtetat qw fshehu Manastirliu

Ekspertja e Shëndetësisë pranë Partisë Demokratike Liljana Ramasçi ka denoncuar nga spitali Covid-2 se qeveria nuk është e përgatitur për këtë fazë të pandemisë duke deklaruar se spitali Infektiv është i tejmbushur. Ajo tha se ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu foli sot me mjekët , por i fshehu qytetarëve shqiptarë tre të vërteta.

Sipas saj prej ditës së djeshme të gjitha urgjencat shkojnë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, pasi spitali Infektiv i ka kaluar kapacitetet e tij, ku theksoi se mungon edhe mjeti kryesor i punës, skaneri.

Ramasçi deklaroi se në mes të pandemisë drejtori i spitalit të Sanatoriumit është larguar në drejtim të paditur ndërkohë që vendit është në situatë emergjente.

Ajo i bëri thirrje qeverisë të zbatojë menjeherë planin e paraqitur nga kryedemokrati Lulzim Basha, në mos të gjitha pikat, të paktën atë për fushën e Shëndetësisë duke shtuar se jeta dhe shëndeti i qytetarëve vlen më shumë se karrigia e Kryeministrit dhe Ministres së Shëndetësisë.

“Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shfaqi sot gjithë arrogancën e pushtetit, që nuk ka asnjë ndjeshmëri për njerezit e mbushur me halle dhe probleme shendetesore.

Natyrisht, askush nuk pret të vertetën nga një ministre dhe një qeveri që, në vend qe të mundesoj nje shërbim shendetesor cilësor, bëri tendera sekretë për letra higjenike dhe bleu vetëm 5 aparatura respiratre kineze gjate kohes se pandemise.

Por çfarë nuk tha sot Ogerta Manastirliu në atë shfaqje të sforcuar tek spitali infektiv ?

E para që nuk tha është tejmbushja e spitalit infektiv dhe se prej dites se djeshme urgjencat shkojnë te gjitha në spitalin e senatoriumit.

E dyta që nuk tha është se ne spitalin infektiv, skaneri mjeti kryesor i punës, eshte jashtë funksionit.

E treta që Ogerta Manastirliu nuk tha është largimi në drejtim të paditur i drejtorit të senatoriumit ne momentet e situates se emergjences.

Sot, kur qytetarët kanë nevojë të dinë të vërtetën, në mënyrë që të mos përfundojnë si Lutfiu i ndjerë, Ogerta Manastirliu dhe Edi Rama zgjedhin të sulmojnë opozitën që ngre zërin për shqetësimin e qytetarëve.

As Ogerta Manastirliu dhe askush tjetër, nuk mund të mohojnë se mbrëmë, të sëmurë me COVID, nuk janë shtruar tek spitali infektiv, por tek Urgjenca e Senatoriumit, bashkë me pacientë të painfektuar.

Kjo nuk është një shenjë e përgatitjes siç pretendon Ministrja e tenderave sekretë dhe e premtimeve boshe.

Shtrimi në urgjencë i të sëmurëve me COVID, do të thotë keqmenaxhim i situatës nga Ministrja e Shëndetësisë dhe qeveria e saj.

Ky kaos ka në bazë paaftësinë e Ministres së Shëndetësisë dhe të Kryeministrit për të menaxhuar situatën. Problemi i tyre jane zgjedhjet dhe, përmes propagandës së pamëshirshme, kanë vënë në lojë jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Gjobat për maskat nuk janë masë që parandalojne virusin apo e kurojne atë. I bejme thirrje perseri per zbatimin e masave te propozuara nga kreu i opozitës. Nëse jo për të gjitha fushat, të paktën për shëndetësinë! Jeta dhe shëndeti i qytetarëve vlen më shumë se karrigia e Kryeministrit dhe Ministres së Shëndetësisë!”, tha ajo.