Një eksplorues amerikan gjeti mbetje plastike në oqean, ndërsa ishte zhytur për të thyer rekordin e zhytjes më të thellë në botë në Oqeanin Paqësor.
Victor Vescovo u zhyt rreth 11 km dhe kaloi katër orë duke eksploruar. Ai gjeti krijesa deti, qese plastike dhe letra karamelesh.
Kjo është hera e tretë që njerëzit kanë arritur thellësitë ekstreme të oqeanit.
Vescovo tha: “Është pothuajse e papërshkrueshme se sa i ngazëllyer jemi të gjithë në arritjen e asaj që kemi bërë.
“Kjo nëndetëse, së bashku me ekipin e ekspeditës jashtëzakonisht të talentuar, e çuan teknologjinë detare në një nivel të ri, duke zhytur me shpejtësi dhe vazhdimësi në zonën më të thellë dhe më të ashpër të oqeanit”-tha Victor.
Sa i përket ndotjes, prej kohësh mbrojtësit e mjedisit po mbajnë në vëzhgim Pirgun e Madh të Paqësorit, një masë gjigante mbeturinash plastike në verilindje të Oqeanit Paqësor me një madhësi tre herë më të madhe se sipërfaqja e Francës.
Ndikimi i njerëzimit në planet është gjithashtu i dukshëm me zbulimin e ndotjes plastike. Është diçka që ekspedita të tjera e kanë parë më parë./real-news.tv/