fbpx

Eksploziv gjatë natës në derën e një dyqani në Lezhë! Pronarët: Nuk kemi…

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer gjatë mbrëmjes së djeshme në derën e një dyqani në fshatin Gocaj të Lezhës.

Sasia e eksplozivit ishte vendosur para dyqanit në pronësi të Arben Malotajt 49-vjeç.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Familja Malotaj pretendon se nuk ka asnjë konflikt dhe nuk i di arsyet e vendosjes së kësaj sasie eksplozivi në biznesin e tyre.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin ku ndodhi ngjarja dhe po punojnë për të mësuar shkaqet e plota të saj, si dhe për të identifikuar autorët e vendosjes së eksplozivit.