fbpx

Ekspozohen letrat e Fishtës në provincën françeskane për 150-vjetorin e lindjes

BE5B9FD3-46B2-4888-BD95-884AA006F46E.png

Shkrime dhe letërkëmbime të poetit tonë kombëtar por edhe piktura e tij e vetme, origjinale, e realizuar në Itali u publikuan për herë të parë në Provincën Franceskane në kuadër të 150 vjetorit të lindjes së At Gjergj Fishtës, një prej figurave më të mëdha të letërsisë shqipe.

Studiues, personalitete të letrave, si dhe klerikë e diplomatë u bënë bashkë në kuvendin françeskan në Shkodër.

Fishta nuk mund t’i përkasë të shkuarës, por është e tashmja, dhe e ardhmja e Shqipërisë. Ai i përket njerëzimit, dhe i përshkon shekujt. Sabri Hamiti studiues nga Kosova  dhe pedagogu Mark Marku, shprehen kritik pasi sipas tyre, në tekstet shkollore nuk kanë rëndësinë e duhur veprat e Fishtës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303