fbpx

Ekstradimi i Assange/ Gjykata e Londrës refuzon kërkesën e tij

assange-1.jpg

Gjykata e Londrës ka refuzuar kërkesën e themeluesit të Wikileaks, Julian Assange, për shtyrje të afatit të ekstradimit për tre muaj.

Assange është paraqitur para Gjykatës në Uestminster më 21 tetor, duke thënë se i duhet më shumë kohë për të përgatitur rastin e tij kundër kërkesës për ekstradim në Shtetet e Bashkuara, ku është i akuzuar për konspiracion, përkatësisht hakerim të kompjuterëve të qeverisë amerikane dhe shkelje të ligjit për spiunim.

Pasi australiani 48-vjeçar dhe ekipi i tij ligjor kanë dështuar të bindin gjyqtaren, Vanessa Baraitser se shtyrja është e nevojshme, Assange ka thënë se ky rast nuk është “i drejtë”.

Assange ka thënë se qeveria amerikane ka “burime të pakufizuara” derisa ai nuk ka qasje të lehtë te avokatët e tij apo dokumentet që duhet t’i përgatisë për betejën e tij ligjore kundër ekstradimit.

Ish-sekretari britanik për Punë të Brendshme, Sajid Javid ka nënshkruar një urdhër në qershor të këtij viti, duke lejuar ekstradimin e tij.

Autoritetet amerikane akuzojnë Assange për bashkëpunimin me analisten për inteligjencë ushtarake, Chelsea Manning për thyerje të fjalëkalimeve në mënyrë që të ketë qasje në kompjuterët qeveritarë me informacione të klasifikuara.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303