fbpx

Ekstremisti që vrau politikanin gjerman, dënohet nga Gjykata federale me burg

Screenshot_6-18.png

Gjykata e Frankfurtit i ka dhënë dënimin maksimal Stefan Ernst për vrasjen me gjakftohtësi të Uolter Lubke, përfaqësuesit pro emigrantë të partisë konservatore të kancelares Merkel. Dënimi me burgim të përjetshëm u dha për të kufizuar uljen e dënimit. Autori i vrasjes do të qëndrojë në qeli minimalisht 15 vjet. Gjithashtu u dënua gjithashtu dhe Markus Hartmann, tjetër ekstremist i të djathtës por vetëm se ka shkelur ligjin për armëmbajtje.Kjo vrasje me paramendim është krimi i parë politik kundër një politikani nga ekstremi i djathtë në më shumë se 60 vite.Përfaqësuesi politik i qendrës së djathtë u vra me armë zjarri nga Ernst, i cili e pranoi krimin, në vitin 2019. Lübke kishte jetuar në Kesel dhe mbante hapur një qëndrim pro emigrantëve, sidomos sirianëve, dhe u kthye në një objektiv për kritikat ksenofobe.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303